Mesfushori i Francës dhe Manchester United, Paul Pogba, ka dalë para gazetarëve gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes kundër Danimarkës, e cila do të vendosë vendin e parë në Grupin C të Kupës së Botës, duke u treguar një lider i vërtetë.
Pogba tha: “Personalisht kur luaj është sikur po kërcej. Ndjej shumë kënaqësi dhe e bëj diçka të tillë duke qeshur. Jam gati të jem lider. Grupi i futbollistëve tanë te Franca është shumë i këndshëm, kalojmë mirë së bashku. Këndojmë, kërcejmë dhe luajmë lojëra në kompjuter. Nuk mërzitem kurrë.”
Më pas, ai vazhdoi: “Kritika që më ka mëritur më shumë është ajo në lidhje me çmimin tim, por sa më shumë flasin për mua aq shumë më pëlqen. Mua mund të më kritikoni sa të doni, por mos prekni Griezmann. Nëse nuk shënon në ndonjë ndeshje mos e kritikoni sepse për ndryshe do të më nevrikosni.”
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...