Pogba mezi po e pret kthimin në Old Trafford: Më mungon futbolli

15:02 | 8 Maj 2020
A. B.

Problemet me lëndime të shumta gjatë këtij sezoni kanë bërë që mesfushori francez, Paul Pogba, të ketë mundësi të luajë në vetëm tetë ndeshje gjatë gjithë sezonit 2019/20 deri kur u pezulluan ligat përkohësisht, transmeton Gazeta Express.

Ai po bëhej gati për t’u kthyer në fushën e lojës në Old Trafford kur e gjithë bota u godit nga virusi Covid-19 dhe futbolli u pezullua përkohësisht që të mos përhapet edhe më shumë kjo pandemi.

Kjo ka bërë që Pogba ta ketë të pamundur të kthehet në fushën e blertë, përderisa ky sezon mbetet një sezon për t’u harruar për të personalisht. Ai vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, shkaku i spekulimeve për të ardhmen e tij.

Mirëpo, në intervistën e tij të fundit ai tentoi t’i injorojë këto spekulime për të ardhmen e tij, duke u përqendruar në vend të kësaj te dëshira e tij për t’u kthyer në fushën e blertë sa më shpejt.

“Me të vërtetë më mungon futbolli. Unë kam qenë i lënduar, kështu që kam qenë duke u stërvitur vetëm që rreth shtatë muaj”, ka thënë Pogba.

“Kur po bëhesha gati të kthehesha në fushë, u ngrit situata e koronavirusit, kështu që gjithçka u ndal”.

“Unë dua të kthehem dhe natyrisht të bëj punë të mrekullueshme. Kam munguar në shumë ndeshje dhe natyrisht që dua të jem versioni më i mirë i vetes”.

“Kështu që kur të kthehem dua ta tregoj më të mirën nga vetja dhe kur jam në shtëpi, s’ka asnjë justifikim”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme