Testi pozitiv i Paul Pogba për testosteronin, i njoftuar të hënën, goditi shtëpinë e Juventusit dhe futbollin italian. Sportmediaset ka intervistuar avokatin Angelo Cascella, ekspert në të drejtën ndërkombëtare dhe ish-anëtar i CAS-it, për të kuptuar se cilat janë hapat e mëtejshëm në këtë çështje.
“Pogba ka tri ditë kohë për të kërkuar kundëranalizën. Duke pasur parasysh saktësinë me të cilën janë kryer testet, mund të supozoj se ato do të konfirmojnë pozitivitetin”, – shpjegoi Cascella. “Për sa i përket kohës teknike, ka një elasticitet të caktuar, varet nga kalendari i seancave”.
Cilat janë hapat e radhës në aferën “Pogba”?
“Në këtë pikë, Prokuroria Antidoping hyn në lojë dhe do të bëjë kërkesën e saj për skualifikimin e lojtarit dhe ky i fundit mund të zgjedhë marrëveshjen e pranimit të fajësisë ose të shkojë në gjyq përpara Gjykatës Kombëtare Anti-Doping, e cila do të japë dënimin. Në rastin e fundit, për sportistët ndërkombëtarë është ankimi në CAS të Lozanës”.
Rasti i fundit i bujshëm në Serie A ishte ai i Palominos, i cili, përfundimisht, u shpall i pafajshëm pasi kishte humbur katër muaj në pritje të dënimit.
“Jam i befasuar nga përfundimi i çështjes “Palomino” kundër shfajësimit të të cilit, muajin e kaluar, Nado Italia (struktura përgjegjëse për kontrollet antidoping) apeloi në CAS, në Lozanë. Sipas rregullave të Wada-s, atleti është përgjegjës për atë që gjendet në trupin e tij.
Nëse konstatohet pozitiv, është ai që duhet të shpjegojë arsyen e pozitivitetit dhe jo personi që e akuzon. Sanksioni maksimal është dy vjet, i cili mund të dyfishohet në 4 vjet në rast të përdorimit me qëllim. Pastaj ka rrethana lehtësuese që mund të sjellin ulje të dënimit.
Në përvojën time, në shumicën e rasteve dopingu merret me vetëdije, pastaj ka gjithmonë përjashtime, si marrja nëpërmjet një pomadë. Në disa raste mund të mendoj se bëhet fjalë për pakujdesi”.
“Kur nënshkruhet një kontratë, lojtari dhe klubi duhet të respektojnë rregullat për antidopingun. Juventusi tani ka tri opsione: e para është të mos bëjë asgjë, e dyta konsiston në uljen e pagës, duke filluar nga koha kur nis pezullimi i Pogbasë, dhe e treta, aq më ekstreme është zgjidhja e kontratës në rast skualifikimi të gjatë”./ss
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...