Yllit francez Pol Pogba nuk i del inati me trajneri Hose Murinjo. Pas një raporti vërtet shumë të vështirë me të, mesfushori ka pritur shkarkimin për të folur në lidhje me ecurinë e Manchester United. Duket se në fakt, largimi i portugezit ka sjellë një frymë të re në ekip dhe disa lojtarë, përfshirë këtu edhe Pogba janë të lumtur me këtë.
“Me Solskjaer është ndryshe, edhe pse kemi fituar ndeshje dhe me trajnerin paraardhës. Stili i lojës është ndryshe, tani jemi më sulmues, krijojmë më shumë raste dhe luajmë më përpara. Trajneri dëshiron që të sulmojmë dhe ne duam të njëjtën gjë. Ndoshta sapo e kemi kuptuar se ne jemi Manchester United dhe se duhet të jemi gjithmonë në vendet e para në renditje. Tani po zbaviten të gjithë dhe kjo është ajo që kemi nevojë”, tha Pol Pogba.
Deri para disa javësh, Pogba ishte i pari në listën e kandidatëve për ut larguar nga “Old Traford,” ndërsa tani vetë francezi pranon se nuk e ka ndërmend një gjë të tillë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...