Paul Pogba ka insistuar se është i gjithi i përqendruar në Manchester Unitedin, përkundër spekulimeve të vazhdueshme që e lidhin me një largim nga “Old Trafford”.
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, pohoi para derbit të Mançesterit në prill se agjenti i Pogbas, Mino Raiola, ia kishte ofruar Cityt mesfushorin francez dhe bashkëlojtarin e tij në atë kohë, Henrikh Mkhitaryan, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Por, tani i pyetur rreth këtyre thashethemeve, si dhe spekulimeve se ai mund të largohet në verë, Pogba ka thënë për Canal Football Club: “Tani, jam në Manchester United dhe sinqerisht po mendoj vetëm për të tashmen. Transferimet nuk i kam në mendje”.
“Jemi në finale të FA Cup dhe Kupa e Botës është afër”, shtoi ai.
Ndërkohë, në lidhje me mundësinë për t’iu bashkuar kampionit francez, PSG-së, ai theksoi: “E dini, sikur t’i dëgjoja të gjithë të tjerët, tani do të isha çdokënd [në çdo klub]”.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit