Manchester United kërkon 150 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa klubet nuk ofrojnë më shumë se 100 milionë. /Telegrafi/
Paul Pogba vazhdon të mbetet një nga emrat më të njohur në botën e futbollit dhe emri i tij në çdo afat kalimtar vazhdon të jetë më i lakuari.
Francezi duket se nuk është më i lumtur te Manchester United dhe ka vendosur që të largohet në fund të këtij sezoni.
Mediat britanike shkruajnë se ai u ka thënë shokëve të tij aktualë te Manchester United, se është mërzitur në “Old Trafford” dhe se do të kërkojë largimin me çdo kusht gjatë verës.
Mesfushori ka pasur shumë lëndime në kohët e fundit, çka ia kanë pamundësuar të tregojë aftësitë e tij.
Tani pritet që agjenti i tij, Mino Raiola të bisedojë me klubin e Manchester United dhe të gjejë një zgjidhje.
Real Madridi dhe Juventusi mbeten klubet që gjithmonë kanë dashur ta marrin në skuadër, që prej largimit të tij nga Torino.
Manchester United kërkon 150 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa klubet nuk ofrojnë më shumë se 100 milionë. /Telegrafi/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje