Pogba ishte shumë afër që të bashkohet me PSG-në

19:05 | 1 Nëntor 2019
Arbresh Info

Ylli i Manchester United, Paul Pogba ishte shumë afër të bashkohej francezët e Paris Saint Germain.

Francezi ishte i lidhur me një largim nga Old Trafford gjatë verës pasi ai haptazi e pranoi se është i hapur për një sfidë të re në karrierën e tij.

Është raportuar gjatë gjithë verës se gjigantët italianë të Serisë A Juventus dhe ata spanjoll Real Madrid ishin të interesuara që të nënshkruanin me Paul Pogban.

Të dy klubet nuk mund t’i përmbushnin kërkesat e United që ishin 150 milionë funte (173 milionë euro) për mesfushorin.

Por sipas Sport klubi që ka qenë më afër të nënshkruajë me Pogban në momentet e fundit të afatit kalimtar të verës ka qenë PSG.

Agjenti i Pogbas, Mino Raiola në ditën e fundit të afatit kalimtar ka biseduar për klientin e tij, por që marrëveshja nuk ka arritur të mbyllej.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme