Paul Pogba pritet të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni.
Futbollisti francez po i kalon muajt e fundit të kontratës me “Djajtë e Kuq” dhe duket se nuk e ka ndërmend ta vazhdojë atë.
E i pyetur nëse një ditë do të donte t’i bashkohet Paris Saint-Germainit, ylli francez nuk e mohoi një gjë të tillë.
Madje, dha shenja se një gjë e tillë mund të ndodhë në një të ardhme të afërt.
“Pse jo? Është gjithmonë ndjenjë e mirë kur luan me bashkëlojtarët e tu në ekipin kombëtar dhe në klub”, deklaroi kampioni i botës me Francën për “Le Figaro”, përcjell “Gazeta Express”.
Ndër të tjera, ai foli edhe për klubin aktual, Manchester United, me të cilin deri tash nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin eventual të kontratës.
“Nuk e di nëse e ardhmja ime do të jetë në Manchester United apo në ndonjë klub tjetër. Por, ajo që e dua unë është që të fitoj trofe”, përfundoi ish-futbollisti i Juventusit.
Mesfushorin kreativ krahas PSG-së e duan edhe Real Madridi dhe Juventusi.
Eksperienca e tij e dytë në “Old Trafford” nuk ishte aq pozitive sa pritej. /Gazeta Express/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë