Pogba fokusohet te e ardhmja me United

08:17 | 30 Mars 2020
Arbresh Info

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba dëshiron të fitojë trofe me gjigantin anglez.

Që nga viti i kaluar francezi lidhet me kalimin te Real Madrid ose rikthimin te Juventus, mirëpo thuhet se ka ndërruar mendim, transmeton portali arbresh.info.

Pogba mendon të mbetet të “Djajtë e Kuq” dhe të fillojë të fitojë trofe dhe këtë e ka bërë të qartë përmes një video-mesazhi.

“Qëndroni në shtëpi. Vazhdoni të përkrahni United”.

“Gjërat do bëhen mirë dhe do rikthehemi në ndeshje. Do iu tregojmë të gjithëve se jemi gati dhe duam të fitojmë trofe”, deklaroi ai.

Momentalisht fituesi i Kupës së Botës është duke u shëruar nga lëndimi dhe thuhet se do jetë i gatshëm kur Premierë Liga të rifillojë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme