Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba në një intervistë për revistën Esquire ka folur për jetën e tij si mysliman pas sulmeve terroriste në koncertin e Ariana Grande në Manchester.
Ai ka distancuar fenë nga e keqja, duke shtuar se duhet të luftuar së bashku dukuritë negative.
“Është një moment shumë i vështirë, por nuk mund të heqësh dorë. Ne nuk mund t’i lejojmë ata të futen në kokat tona, ne duhet të luftojmë për të”, ka thënë francezi.
“Gjërat e këqija ndodhin në jetë, por ju nuk mund të ndaloni të jetoni”.
“Ju nuk mund të vrisni një qenie njerëzore. Për të vrarë një qenie njerëzore … është diçka e çmendur, kështu që unë nuk dua ta vendos fenë në të”.
“Kjo nuk është Islami dhe të gjithë e dinë këtë. Unë nuk do të jem i vetmi që do të them këtë”, shtoi ai.
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...