Fituesi i Botërorit në Rusi vazhdon ta sheh vetën jashtë Old Trafford derisa tani po përballet edhe për vend në skuadrën e Djajve të Kuq.
Paul Pogba e ka pranuar që roli i nr. 10 në Manchester nuk është “më i tij” me Bruno Fernandesin që po shkëlqen në atë pozitë, por mesfushori francez tani po përballet me garë për vendin e tij, thotë Luke Chadëick.
“Pogba ja ka dalë shumë mirë në ndeshjet e fundit, veçanërisht në ndeshjen kundër Aston Villës”, tha ish sulmuesi i United për CaughtOffside.
“Ai mund të jetë paksa i pakënaqur me vetveten e tij për shkak se nuk shfrytëzoi disa mundësi në zonë, por mendoj që është një top lojtarë i klubit dhe është duke përfituar nga gara brenda skuadrës”.
“Pogba tashmë e ka kuptuar që numri 10 nuk është më i tij për shkak se Bruno Fernandes po starton në çdo ndeshje dhe po luan në atë pozitë, kurse mirë po ja dalin edhe Fred dhe McTominay të cilët kanë role defansive, Matic po ashtu ka një ndikim të mirë në skuadër”. /GazetaExpress/
KEK-u del me sqarim lidhur me procesin e rekrutimit për mani...
Pas Prishtinës e Gjilanit, policia shpërndau dhurata për fëm...
Unaza e Madhe e Tiranës hapet tërësisht më 31 dhjetor
Ngritet aktakuzë kundër pesë të pandehurve për krime lufte n...
Sonte një prime i zjarrtë, kush do të largohet e kush do të ...
Yamal: Gjithçka ndryshoi në Kampionatin Evropian