Paul Pogba e ka zgjedhur tashmë klubin e tij të ri.
Mesfushori francez dëshiron të transferohet vetëm në Paris Saint-Germain.
Futbollisti i Manchester Unitedit e konsideron këtë si një prioritet absolut për verën që vjen. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”.
Kampionit të botës me Francën do t’i skadojë kontrata me “Djajtë e Kuq” në fund të këtij sezoni dhe do të jetë i lirë ta zgjedh klubin e tij të ri.
Qe një kohë, interesim për Pogban kanë shfaqur Real Madridi dhe ish-klubi i tij, Juventus.
Por, duket se ai dëshiron të rikthehet në atdhe dhe të bëhet një lider i ri i klubit transalpin.
Pogba mund ta marrë pozitën e Leandro Paredes, i cili pritet të largohet nga “Parku i Princave”./GE/
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’