Google ADS

“Pogba duhet të jetë më i qëndrueshëm për tu transferuar te Real Madrid”

14:39 | 7 Qershor 2020
Arbresh Info

Ylli i PSG-së, Ander Herrera ka këshilluar ish bashkëlojtarin Paul Pogba, të jetë më i qëndrueshëm nëse dëshiron të transferohet te Real Madrid.

“Los Blancos” që nga viti i kaluar kanë shprehur interesim për francezin, por ende nuk është arritur marrëveshja, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, Herrera ka këshilluar Pogba të rigjejë formën e duhur nëse dëshiron të transferohet në “Santiago Bernabeu” sepse në vitet e fundit ka pasur ngritje dhe zbritje.

“Si futbollist Paul ka gjithçka, fiton kur rikthehet topi, është i mirë në ajër, është agresiv, mbrojtës, sulmon, shënon gola, por ka pasur ngritje dhe zbritje në Manchester”.

“Ka luajtur ndeshje ku ka bërë ndryshimet dhe të tjerët nuk kanë bërë, por për një lojtar në këtë çmim, gjithmonë duhet të jesh në formë fantastike”.

“Nëse do jetë i qëndrueshëm, atëherë Madrid ose ndonjë skuadër e madhe evropiane do ta dojë. Sidoqoftë, është e njëjta gjë me Mbappe dhe Neymar, është në njërin ndër klubet më të mëdha dhe do e këtë të vështirë të largohet”, përfundoi ai.

Për shërbimet e Pogba-s ka interesim edhe klubi i vjetër, Juventus./arbresh.info.

Të ngjashme