Yjet e Manchester United, Paul Pogba dhe Nemanja Matic janë përballur me një situatë shumë interesante.
Në një udhëtim me tren, lojtarët e United kishin sfiduar njëri tjetrin në “Uno”, ku kishin zhvilluar një lojë me shumë zhurma.
Kështu, lojtarët kishin shqetësuar një çift të vjetër me prejardhje nga Australia, të cilët i kishte penguar zhurma e krijuar nga yjet e United.
Pogba dhe Matic në shenjë kërkimi falje, kishin ofruar të fotografohen me çiftin e vjetër, për të cilët mësohet se nuk kishin pasur idenë se kush janë dyshja e Manchester, shkruan “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.
Por, 10mijë milje më larg, në shtëpinë e tyre, djali i çiftit ishte “çmendur” kur kishte parë fotografinë e prindërve të tij me yjet e Manchester United.
Një ngjarje kjo vërtetë interesante. Të kesh mundësinë për fotografi me yjet e Manchester United, por mos t’i njohësh ata. /Lajmi.net/
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj