Të dy, Paul Pogba dhe Zlatan Ibrahimovic raportohet se do të rikthehen në Manchester United këtë të shtunë ndaj Newcastle United.
Lojtari i transferuar për një tarifë rekorde, Paul Pogba ka luajtur vetëm katër ndeshje në Premierë Ligë për Manchester United për shkak të lëndimit në kofshë gjatë muajit shtator, ndërsa Ibrahimovic ka qenë jashtë fushës që nga sezoni i kaluar pasi lëndoi ligamentet në gju, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka sugjeruar në të kaluarën që loja e këtij vikendi mund të ketë ardhur shumë shpejtë për Pogban, por sipas ‘The Sun’, francezi ka bërë progres të shpejtë dhe mund të rikthehet.
Gazeta shpjegon gjithashtu që Ibrahimovic, i cili pritej të jetë jashtë fushës deri në Krishtlindje, ka bërë një progres të qëndrueshëm dhe mund të jetë në dispozicion nga bankina këtë vikend.
Pas një fillimit të fuqishëm, Manchester United ka marrë vetëm katër pikë nga katër ndeshjet e tyre të fundit në Premierë Ligë dhe tani qëndrojnë tetë pikë prapa liderit të hershëm, Manchester Cityt./arbresh.info/
Lëndimet e shpeshta të Jamesit, flet trajneri Maresca
Vajza e Gjeneral Fadil Kodrës kandidate e Aleancës për deput...
Dermaku flet për Kosovën: Duhet të punoj fort dhe nëse jam i...
Rashica starton me Besiktasin në Europa League
Kurti në Prekaz: 28 Nëntori është datë themeltare e historis...
Asani: E kam dëgjuar që po më thërrasin mbreti i Azisë dhe n...