“Pogba dhe Hazard në Real Madrid? Është e mundur” – thotë Varane

12:08 | 22 Maj 2019
Arbresh Info

Raphael Varane thotë se transferimi i Paul Pogbas dhe Eden Hazardit në Real Madrid është i mundshëm sepse lojtarët e mrekullueshëm janë gjithmonë të mirëpritur në klub.

Madridi është përfolur shumë për transferimin e këtyre superyjeve ndërkohë që trajneri Zinedine Zidane synon të përforcojë skuadrën pas sezonit zhgënjyes 2018/19, transmeton portali arbresh.info.

“Nuk mund të zbuloj se çfarë kam folur me Pogban, por çdo lojtar i mrekullueshëm ka vend në Madrid dhe ai është i tillë”, i ka thënë Varane gazetës spanjolle Marca.

“Në Madrid këtu ka shumë garë. Është një mundësi, këtu është duke u folur shumë kjo dhe ne do të shohim në gusht se ku do të jetë ai”

Sa i përket Hazardit, ai shtoi:

“E kam njohur atë që kur kam filluar karrierën në Lens. Ai është një top lojtar dhe gjërat janë ashtu siç e thash për rastin e Pogbas, ai mund të luaj gjithashtu në Madrid”

“Ai është në momentin më të mirë të karrierës së tij me moshën dhe kualitetin që ka. Kur ne [Franca] u përballem me Belgjikën në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, ne e dinim se duhet të kemi një plan të veçantë për të ndalur atë”, përfundoi Varane./arbresh.info/

Të ngjashme