Klubi italian, Juventusi është gati të konfirmojë zyrtarisht transferimet e dyshes, Paul Pogba dhe Angel Di Maria si lojtar të lirë.
Juventusin e presin ditë të mirë në javën e ardhshme, pasi do të fillojë rindërtimi i një skuadre që dëshiron të jetë përsëri kampion i Serie A.
Zonja e Vjetër është në prag të nënshkrimit të dy përforcimeve të para me emra të mëdhenj, dy lojtarë që mund ta bëjnë një Bianconerët konkurrues.
Ardhja e Pogbas dhe Di Marias në Torino duket se është e afërt. Eksperti i tregut të transferimeve, Fabrizio Romano mendon se lëvizjet janë shumë pranë përfundimit.
“Juventusi do të përfundojë zyrtarisht marrëveshjet për Paul Pogba dhe Angel Di Maria javën e ardhshme. Dy nënshkrimet kryesore për t’u bashkuar si lojtar të lirë, të kërkuar nga Allegri”.
“Gjithçka është bërë me Pogban, vetëm çështje detajesh që Di Maria të rishikojë kontratat dhe më pas të prezantohet si lojtar i ri i Juves”, ka shkruar ai në Twitter.
Siç është raportuar nga La Gazzetta dello Sport, të dy lojtarët do të mbërrijnë gjithashtu te Juventusi pa paguar asnjë tarifë transferimi.
Si Pogbas me Manchester Unitedin dhe Di Marias me Paris Saint-Germain, u skadojnë kontratat nga 30 qershori, kështu që ata janë lojtarë të lirë. /Telegrafi/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?