Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino ka zhvilluar këtë javë negociatat me presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.
Pochettino dhe Bartomeu janë takuar në një restauruan në kryeqytetin spanjoll, ku trajneri i “Spursve” ende posedon një shtëpi që nga koha kur luante për skuadrën Espanyol, transmeton portali arbresh.info.
Pochettino ka qenë duke u kërkuar si një kandidatë për të marrë detyrën në ‘Nou Camp’ pas njoftimit nga Luis Enrique se do të largohet nga gjigantit spanjoll këtë verë. Sidoqoftë, skuadra në Premierë Ligë ka pranuar se është në dijeni rreth këtij takimi duke insistuar se pala janë shokë të ngushtë që një kohë të gjatë.
Ende mbetet e pa qartë nëse temë e këtij takimi ka qenë karriga e nxehtë në Barcelonë apo diçka tjetër.
Trajneri argjentinas ka nënshkruar së fundmi kontratë pesë vjeçare me klubin në ‘White Hart Lane’./arbresh.info
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...