Mauriucio Pochettino mund të thuhet se është trajneri i ri i Paris Saint-Germainit.
Trajneri argjentinas kishte qenë i papunë pothuajse për dy vite, pas shkarkimit që iu bë nga Tottenham Hotspuri.
Por, Pochettino tani pritet që të zëvendësojë Thomas Tuchelin e shkarkuar para pak ditësh edhe pse trajneri kishte dërguar sezonin e kaluar skuadrën në finale të Ligës së Kampionëve.
Sipas asaj që raporton L’Equipe, Pochettino tashmë ka arritur në Paris, pasi kishte kaluar Vitin e Ri në Londër.
Argjentinasi pritet të prezantohet sot (e shtune) te kampioni i Ligue 1 në një kontratë trevjeçare./Arbresh.info/
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...