Mauricio Pochettino ka thënë se pas një jave do ta kuptojë nëse do të vazhdojë të jetë trajner i Chelseat.
Pochettino, ndër të tjera ka potencuar se nuk është vendimi i tij, por i pronarëve të klubit.
“Në një javë do të dimë nëse do të qëndroj si trajner i Chelseat”, u shpreh Pochettino.
“Nuk është vendimi im sepse nëse pronarët mendojnë të ndryshojnë. Me siguri, në një javë do ta dimë”.
“Nuk më prek mua. A ndikon kjo te njerëzit që punojnë me ne? Mendoj se po sepse, në fund, mund të vrasësh thashethemet dhe të më shkarkosh, dhe ky nuk është problem. Kjo ndodh në shumë klube”.
Chelsea aktualisht renditet në vendin e shtatë me 54 pikë të grumbulluara nga 35 ndeshje. /Klankosova.tv.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...