Chelsea ka arritur të shënojë fitore ndaj Brightonit në kuadër të Carabao Cup.
I kënaqur me këtë fitore, është shprehur edhe menaxheri i “Bluve të Londrës”, Mauricio Pochettino, shkruan Arbresh.info.
“Ishte një përgjigje e mirë nga ekipi. Jam edhe një herë shumë i kënaqur me paraqitjen. Jam i lumtur me fitoren dhe mendoj se është e rëndësishme të kapërcëjmë raundin, duke ndërtuar besimin tonë dhe duke gjetur vrull. Shpresojmë se ne mund ta çojmë atë moment në të ardhmen.
Nuk është kurrë e lehtë të luash duke pasur parasysh situatën dhe rrethanat. Sot (dje) ishte një fitore e domosdoshme. Sigurisht, pasiguria dhe nganjëherë presioni për të fituar do të thotë që ne nuk jemi perfekt në pozicionet tona në fushë. Por mendoj se në pjesën e dytë ne dominuam lojën dhe e merituam plotësisht fitoren”, është shprehur trajneri argjentinas./ Arbresh.info/
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...