Chelsea pësoi një tjetër humbje në Premier League gjatë javës që lamë pas.
Wolves ishte skuadra që e mposhti Chelsean me rezultat 2-1, shkruan Arbresh.info.
Teksa kjo ishte humbja e tëtë për blutë e Londrës në Premier League, ndërsa e tretë në pesë ndeshjet e fundit në këtë kompeticion.
I zhgënjyer me formën e lojtarëve është trajneri i klubit, argjentinasi Mauricio Pochettino.
Ai ka shprehur dëshirën që skuadra të tramsferojë disa lojtarë të rinjë në merkaton e janarit.
Pochetino ka folur lidhur me merkaton e Chelsean, teksa ka theksuar se është i fokusuar vetëm në prurje të talentëve.
“Unë jam në komunikim të vazhdueshëm me drejtorin sportiv, nëse do të na shfaqet ndonjë mundësi do të jemi gati për ta shfrytëzuar. Objektivi është të kemi në skuadër të rinj me shumë talent, do të flasim në klub dhe do të marrim vendimin më të mirë për Chelsean.
Kujtojmë që Chelsea gjendet në vendin e 10-të në tabelë me 22 pikë, një start shumë i dobët duke marrë parasysh që fokusi i tyre ishte vetëm në ligë pasi këtë sezon nuk kanë marrë pjesë në asnjë garë evropiane./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...