Google ADS

Pochettino ndëshkohet pas përplasjes me gjyqtarin Mike Dean

10:17 | 6 Mars 2019
Arbresh Info

Mauricio Pochettino do të mungoj  në ndeshjen e “Spursve” kundër Liverpoolit pas suspendimit me dy ndeshje.

Trajneri i Tottenhamit është gjobitur gjithashtu me 10 mijë funta për shkak të zënkës me gjyqtarin Mike Dean pas disfatës muajin e kaluar kundër Burnleyt, transmeton portali arbresh.info.

Pochettino ka pranuar se ka “tejkaluar kufirin” me zyrtarin duke bërë gjithashtu edhe një falje publike.

Ndëshkimi vjen pas fitores 1 me 0 të skuadrës angleze ndaj Borussia Dortmundit mbrëmjen e kaluar.

Ata kanë siguruar tashmë një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme