Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Manchester Cityt.
Dy klubet e mëdha evropiane do zhvillojnë nesër ndeshjen në “Etihad”, transmeton lajmi.net.
Pochettino ka konfirmuar që Messi do jetë në skuadër, derisa e cilësoi Cityn si favorit.
“Do luajmë me një nga klubet më të mira në botë. Messi është gati dhe ka stërvitur. Fakti është që jemi skuadër në ndërtim, nesër do luajmë ndaj Cityt, që drejtohen nga trajneri më i mirë në botë, që ëndërron ta fitojë Ligën e Kampionëve”.
“Klubi ka histori vetëm 55 vite. City është favorit, por është ndeshje futbolli dhe mund të ndodh çdo gjë”.
A do luajë Donnarumma?
“Nuk do tregojë kush do jetë në fushë. Kemi portierë të mirë dhe të gjithë adaptohen në kushtet e stafit. Jemi të lumtur se çfarë janë duke bërë për momentin. PSG është skuadër e veçantë, që jeton në kushte speciale”.
A jo çfarë ndodhi mes Mbappe dhe Neymar ishte vetëm një herë?
“Janë djemë të mirë. Në futboll mund të ndodh mes bashkëlojtarëve. Qëllimi është fitorja, ka shumë zhurmë nga jashtë, por asgjë nuk ndodhi. Të dy biseduan me njëri-tjetrin, gjithashtu unë bisedova me ta dhe ata qeshen në stërvitje”, nënvizoi ai.
Përballja zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45.
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...
Nagavci nënshkruan kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dh...
“Ishte vërtet e vështirë siç prisja të ishte”, deklarata e J...
Hamza nesër tubim në Zvicër: Pa diasporën, Kosova nuk do të ...
Trump emëroi 27-vjeçaren Karoline Leavitt si zëdhënëse të Sh...
Hoxha: Polici efektive në luftën ndaj krimit dhe e afërt me ...