Mauricio Pochettino ende beson se Manchester City është favorit pavarësisht epërsisë nga Tottenhami në takimin e parë mes tyre në çerekfinale të Ligës së Kampioneve.
Goli vonë nga Heung Min Son i dhuroi epërsinë Tottenhamit ndaj Cityt pasi Sergio Aguero humbi një penalti në minutat e parë të takimit, transmeton portali arbresh.info.
Kjo do të thotë se “Spursët” janë në një pozitë të fortë për kualifikim nëse ata mund të gjejnë golin në ndeshjen kthyese më 17 prill, por Pochettino ka hedhur poshtë shanset ndaj kampionit në fuqi të Premierë Ligës.
“Jam i lumtur me performancën, mënyrën se si ne iu qasëm ndeshjes. Sigurisht, performanca ishte e mirë kjo është një sfidë për Cityn për të sjellë këtë lloj niveli të performancës dhe për të qenë konsistent”, ka thënë ai.
“Ende ka shumë punë për të bërë, ende Man City është favorit për të fituar Ligën e Kampionëve. Sigurisht, do të jetë e vështirë. Në një javë do të jetë plotësisht një ndeshje ndryshe. Por, fitorja na jep neve besim, ne do të jemi aty dhe do të luftojmë shumë”
“Për mua, Man City është ende favorit”, përfundoi Pochettino./arbresh.info/
Moti nesër: Diell dhe vranësira, temperaturat lëvizin nga -5...
Çaji që duhet të konsumoni për uljen e tensionit të lartë
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
SHBA ekspozojnë planin iranian për vrasjen e Donald Trump-it
Presidenti palestinez bisedë telefonike me Trump
Simptomat e demencës përkeqësohen ndjeshëm në këtë pjesë të ...