Trajneri argjentinas i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, ka lënë të kuptohet se mund ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit në fund të sezonit, duke zbuluar se ai kishte qenë tifoz i ‘Djajve të kuq” në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 1999.
Për më tepër, Pochettino pretendoi se nuk është aspak e vështirë të negociosh me drejtorin e klubit londinez, Daniel Levyn, duke ia hapur derën kështu Manchester Unitedit t’i nisë bisedimet me Tottenhamin për emërimin e argjentinasit në pozitën e trajnerit, transmeton Gazeta Express.
Manchester Unitedi e shkarkoi Jose Mourinhon nga pozita e trajnerit më 18 dhjetor dhe e emëroi Ole Gunnar Solskjaerin në këtë pozitë deri në fund të këtij sezoni. Emri më i përfolur për ta marrë këtë punë këtë verë është ai i Pochettinos.
Megjithatë, drejtuesit e klubit nga Mançesteri duhet të arrijnë fillimisht një marrëveshje me drejtuesit e Tottenhamit, gjë që nuk pritej të jetë e lehtë. Mirëpo, Pochettino ka bërë të ditur se përkundër reputacionit që ka Levy, nuk është aspak e vështirë të arrish marrëveshje me të.
“Për mua, nëse ekziston një person që është lehtë të negociosh me të, ai është Danieli [Levy]. Historikisht, trajnerët e Tottenhamit ishin kundërshtarë të tij, gjithmonë ziheshin mes vete. Mendoj se vetëm unë kam marrëdhënie të mira me të”, ka thënë Ferguson.
“Për mua nuk ishte e vështirë të negocioja me të, ishte më e vështirë për të sesa për mua. Kjo pasi që unë jam trajneri dhe ai nuk dëshiron që unë të mërzitem. Nëse është fjala për rinovimin e kontratës dhe më shumë para, atëherë duhet të jesh i kujdesshëm”.
Pastaj, Pochettino zbuloi se si ai dhe trajneri i portierëve të Tottenhamit, Toni Jimenez, e kishin festuar golin e Solskjaer, të shënuar në fitoren dramatike të Manchester Unitedit kundër Bayern Munichut në finalen e vitit 1999 të Ligës së Kampionëve.
“Unë isha aty kur ai e shënoi golin. Isha aty me Toni Jimenezin, duke e shikuar një ndeshje të mrekullueshme dhe është e mahnitshme se si kisha brohoritur kur Manchester Unitedit e shënoi golin”, është shprehur argjentinasi.
“Ne ishin në fillim, në të njëjtin nivel me fushën, por para zonës së presidentëve. Në minutën e fundit të ndeshjes, kur Sheringham shënoi dhe [Peter] Schmeichel shkoi në 16-metërshi i kundërshtarëve për kornerin, ne thamë: ‘Uau, ndeshje e mrekullueshme, tani koha shtesë’”.
“Dhe pastaj, kur Solskjaer shënoi , ne po brohorisnim dhe festonim, nuk e di pse. Sepse në atë moment ne ishim neutralë. Por, atmosfera ishte e mrekullueshme. Dhe tani është rastësi që do të përballemi. Sigurisht, do të flasim për atë ndeshje të dielën”.
Manchester Unitedi do të jetë mysafir në ndeshjen kundër Tottenhamit, e cila zhvillohet në kuadër të Premierligës sot në stadiumin kombëtar të Anglisë, Wembley, nga ora 17:30
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...