Google ADS

Pochettino konfirmon që Neymar ka filluar të stërvitet pas lëndimit

23:27 | 26 Shkurt 2021
A. B.

Kur kanë mbetur dy javë larg ndeshjes së dytë që Paris Saint-Germain e zhvillon kundër Barcelonës, Neymar është kthyer në stërvitje, por individualisht.

Braziliani humbi ndeshjen e parë në “Camp Nou” pasi pësoi një dëmtim në kofshë në ndeshjen kundër Caen një javë para kësaj ndeshje.

Kishte dyshime nëse ai do të ishte i aftë të luante në ndeshjen e dytë, por, duke pasur parasysh rikuperimin e tij që është duke shkuar mirë, tani duket se një shans të madh.

“Neymar ka stërvitur shumë mirë, ai duket mirë fizikisht”.

“Ai është në rrugën e duhur për t’u kthyer siç ishte parashikuar. Ai ka qenë në fushë duke vrapuar dhe duke bërë ushtrime. Ai ishte në humor shumë të mirë”, ka thënë Mauricio Pochettino të premten.

Përkundër kësaj pengesa të fundit, Neymar po kalon mirë si lojtar i PSG. Ai ndihet i mbështetur nga klubi dhe pritet të nënshkruajë një kontratë të re në Paris.

Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv Leonardo, i cili iu përgjigj edhe pyetje së fundit në lidhje me dëmtimet e përsëritura të Neymar.

“Gjithçka që kam dëgjuar për dëmtimin e tij më kanë bezdisur pak”, theksoi ai duke shtuar se nuk janë të vërteta lajmet që ai lëndohet shkaku i stilit të jetës. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme