Google ADS

Pochettino: “Kemi mjaftueshëm cilësi për të mposhtur Real Madridin”

13:22 | 16 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, ka analizuar ndeshjen e 1/16 së finales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, i cili ka më shumë emra të mëdhenjë në dispozicion se sa skuadra e Carlo Ancelotti.

“Do të jetë një përballje e vështirë e dyfishtë, sepse është një ekip që ka një trajner të madh dhe lojtarë të mëdhenjë”.

“Ne do të përballemi me Real Madridin, i cili është një ekip i mësuar për të fituar Ligën e Kampionëve, një ekip me histori dhe shumë përvojë. Pra, është e qartë se do të duhet të luajmë një lojë shumë të vështirë”, komentoi trajneri argjentinas në mediat zyrtare të klubit.

Edhe pse ndeshja luhet në shkurt, Pochettino e ka të qartë se skuadra duhet të arrijë në formë të mir ëpër dy muaj.

“E rëndësishme është të arrijmë në shkurt në kushtet më të mira, të vlerësojmë çdo lojtar individualisht”.

Ndeshjen e parë të kësaj faze, PSG do të jetë nikoqire e Real Madridit më 15 shkurt./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme