Ish-trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino nuk ka refuzuar mundësinë për tu rikthyer në Premierë Ligë.
Pochettino është rikthyer në Argjentinë pasi u shkarkua nga stoli i Spurs, transmeton portali arbresh.info.
Në vend të tij është emëruar Jose Mourinho, i cili ka arritur t’i fitojë tri ndeshjet e para.
Tekniku argjentinas ka thënë se synimi i tij është të qetësohet pastaj të shikojë ofertat.
“Gjëja me e rëndësishme është të qetësohem. Qëllimi im është të rigjejë motivimin. Vëmendja ime është rikthimi në Evropë”
“Është vështirë të mendojë për ndonjë projekt në Argjentinë. Mirëpo për shkak të familjes nuk do të refuzojë të punojë këtu. Do të qetësohem këto ditë pastaj do të shoh çfarë do të ndodh”
“Në moshën time nuk me duhet shumë kohë për tu shëruar. Jam i hapur për t’i dëgjuar projektet”
Pochettino kaloi pesë vite e gjysmë te Spurs, me të cilët arriti të kualifikohet deri në finale të Ligës së Kampionëve, ndeshje në të cilën u mposhtë nga Liverpool./arbresh.info
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024