Pochettino i zemëruar me humbjes e “papranueshme” të PSG-së ndaj Monacos

08:24 | 21 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino beson se eliminimi i tyre nga Liga e Kampionëve është arsyeja e formës së tyre të dobët në Ligue 1.

PSG ësht ënë një ecuri të dobët rezultatesh, duke humbur 3-0 nga Monaco të dielën.

Ata janë vetëm 11 ditë larg një prej rezultateve të tyre më zhgënjyese në vitet e fundit, duke humbur 3-1 nga Real Madrid dhe duke dalë në total, pavarëisisht se dominuan pjesën më të madhe të barazimit në dy ndeshje.

“Jam zhgënjyer me mënyrën se si e filluam lojën. Është e papranueshme. Në këtë nivel, nuk mund të filloni një lojë siç e bëm në”, tha Pochettino pas ndeshjes kundër Monacos të dielën.

“Ne mund të jemi të lumtur duke shkuar në pjesën e parë me vetëm 1-0 disavantaszh, sepse ata mund të kishin pasur dy ose tre”.

“Në pjesën e dytë, ishte më mirë, ne krijuam raste, por paguam për pjesën tonë të parë. Mendoj se është me të vërtetë e papranueshme të fillojë një ndeshje siç e bëmë”, përfundoi tekniku argjentinas./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme