Pas dy fitoreve radhazi, ndaj Brighton në “EFL Cup” dhe Premier League, ndaj Fulham, Chelsesa i tekniku Mauricio Pochettino do të kërkojë pasditen e së shtunës, të ruajë rezultatet pozitive, teksa do të përplaset me skuadrën e Burnley, në “shtëpinë” e këtyre të fundit.
Siç e do zakoni, një ditë para ndeshjes u zhvillua dhe konferenca për shtyp, nga e cila tekniku argjentinas nuk i kurseu “elozhet” për “bomberin” e Kombëtares tonë, Armando Broja, i cili që pas rikthimit e ka mahnitur jo pak 51-vjeçarin.
“Ne i besojmë atij, ka potencial të jashtëzakonshëm dhe është një lojtar shumë i talentuar. Ne i besojmë, prandaj ai luajti kundër Fulham. Tani atij i duhet kohë që të ndihet i kompletuar”,- u shpreh argjentinasi.
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij