Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino i ka kërkuar falje gjyqtarit Mike Dean për reagimin e tij të ashpër pas disfatës 2 me 1 të skuadrës së tij kundër Burnleyt.
Strategu argjentinas u konfrontua me Deanin pas fishkëllimës së fundit në ndeshjen kundër “Clarets”, transmeton portali arbresh.info.
“Pasi kam shikuar sjelljen time në video më pas, unë duhet të pranoj akuzat nga Federata e Anglisë”, ka thënë Pochettino në një konferencë për shtyp.
“Duhet t’i kërkoj falje Mike Deanit për shkak se nuk është dashur të sillem ashtu. Sjellja ime ishte publike dhe unë dua t’i kërkoj falje publikisht”
“Unë nuk do të them kurrë atë që kemi thënë në fushë dhe nuk e marr personale”
“Kur rrahjet e zemrës tuaj janë të shpeshta, ju duhet të keni kujdes kur flisni”
“Spursët” aktualisht janë në pozitën e tretë në tabelën e Premierë Ligë, gjashtë pikë prapa liderit – Liverpoolit./arbresh.info/
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja