Mauricio Pochettino ka fajësuar Brexit-in për mungesën e transferimeve të Tottenham Hotspur gjatë afatit kalimtar veror.
Spurs u bënë klubi i parë i Ligës Premier që nuk nënshkruan me asnjë lojtar në afatin kalimtar të verës që nga viti 2003.
Por, Pochettino, 46 vjeç, pranoi se është i lumtur me skuadrën e tanishme, pasi ata vendosën të lëvizin në stadiumin e tyre të ri muajin e ardhshëm.
Ai vuri në dukje vendimin e Britanisë për të lënë tregun e vetëm si një nga arsyet pse ka më pak transferime të bëra.
“Ndërtuam një stadium që është pothuajse 1 miliard funte. Kjo është e vërtetë, nuk besoj në 400 milionë funte”, ka thënë fillimisht Pochettino.
“Pastaj me Brexit është më keq, sepse kostoja e transferimit është për 30 për qind më shumë, dhe pastaj mbajtëm lojtarët më të mirë”.
“Për mua, duhet të jemi të guximshëm”.
“Sigurisht ndoshta në mendjen e të gjithëve do të thonë: ‘Oh Tottenham nuk e ka nënshkruar asnjë lojtar’ – por nuk duhet të nënshkruash me dikë vetëm për hir të nënshkrimit?”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...