Mauricio Pochettino thuhet se është i gatshëm që të shkëpusë kontratën me Paris Saint-Germainin, në mënyrë që të bëhet trajner i Manchester United.
Sipas asaj që raporton talkSPORT, argjentinasi nuk mund të përballojë egon e madhe të disa prej lojtarëve.
Kështu, përfaqësuesit e Pochettinos kanë filluar bisedimet me klubin nga Parisi për të shkëputur kontratën.
PSG fillimisht thuhet se po refuzon një gjë të tillë, pasi do të jetë e vështirë që të gjejë një trajner të profilit të lartë në këtë mes sezon.
Zinedine Zidane po ashtu lidhet me një kalim në Old Trafford, mirëpo bashkëshortja e tij nuk e preferon motin në Angli.
Andaj, Pochettino mund të kalojë në Manchester, pasi aktualisht familjen e ka në Londër dhe vetë jeton në një hotel.
Zidane mund të pajtohej të kalonte si trajner i PSG-së, gjë që do të ishte më e lehtë për argjentinasit që të zëvendësonte Ole Gunnar Solskjaerin te Unitedi. /Telegrafi/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...