Mauricio Pochetino ka krahasuar mesfushorin e Rangers, Steven Davis, me legjendat e Barcelonës, Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta.
Davies do të mbajë shiritin e kapitenit për kombëtaren e Irlandës së Veriut, nw ndeshjen e së enjtes nw Sarajevë kundër Bosnjën për ndeshjen e “play-off” për kualifikim në EURO 2020.
“Talentin e tij unë e krahasoj më futbollistë si Xavi dhe Iniesta,” u deklarua Pochettino në një intervistë për Sky Sports.
“Mund ta vendosësh atë në të njëjtin nivel me lojtarët si Xavi dhe Iniesta, për arsyeje të kapaciteteve që të jetë një playmaker, inteligjencës për ta lexuar lojën, dhe kapacitetit për të vrapuar gjatë gjithë ndeshjes. Unë mendoj të krahasoj gjithashtu edhe me Christian Eriksen, këta lojtarë e rrisin cilësinë e ekipit tuaj,” shtoi ai.
Për Davis, ka folur edhe ikona e Liverpool, Steven Gerrard, i cili ka thënë “Ai është student i ndeshjes, ju mund të shihni se si ai merr informacione. Trajnerët mund t’i besojnë, ai ka lindur me një talent të veçantë.”/Gazeta Express/
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...