Plisat: Tifozeritë tjera ardhjen në Prishtinë e kanë eveniment të vitit

17:17 | 14 Gusht 2018
V. S.

Pas ndeshjës së mbrëmshme ku Drita mposhti Prishtinën me rezultat 1-2, tifogrupi kryeqytas “Plisat” kanë dalur me një reagim duke shprehur pakënaqësi.

Plisat kanë kritikuar organizatorët e kësaj ndeshje, duke aluduar në hedhjen e mjeteve piroteknike nga tifogrupi tjetër “Intelektualët”.

Ata thumbojnë gjilanasit duke thënë se ardhjen në Prishtinë e kanë eveniment të vitit, mirëpo fajin kryesor ia lëjnë FFK-së, Policisë së Kosovës dhe sigurimit të kontraktuar për këtë ndeshje, transmeton IndeksOnline.

Ky është reagimi i Plisa-ve në Facebook

Per tribuna flasim vet!

I kuptojme tifozerite tjera qe ardhjen ne Prishtine e kane eveniment te vitit, mirepo faturen e deshtimit duhet ta mbaj Federata dhe Policia, ne krye me Bajram Shabani, dhe sigurimi, shefi i sigurimit te federates Patrik Mazrekaj, edhe kompania e sigurimit e kontraktume nga federata.

Dje nuk kemi ndez piroteknike, fishekzjarre e asgje tjeter, jo sepse nuk kemi mundur, por sepse kemi qene te vetdijshem per rendesine e organizimit e djeshem. Dje stadiumi i Prishtines ka qene ne test nga Uefa.

Ky deshtim i Policise dhe Federates nuk eshte i rastesishem prandaj u bejme me dije qe herave tjera le t’a harrojne bashkepunimin me neve.

Cdokush e din qe ne i kemi vene flaken edhe stadiumeve te Evropes e lere me stadiumit tone. Por dje kemi qene te vendosur qe mos te bejme asgje qe mund ta demtoje procesin e licensimit te stadiumit tone.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme