Grupi i tifozëve të klubit të futbollit Prishtina, e kanë kërcënuar sot kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin, që të shpërngulet nga kryeqyteti nëse s’ua plotëson atyre kërkesën.
Kërcënimi i tyre vjen pasi dje FFK-ja njoftoi se kërkesa për t’u zhvilluar ndeshja e fundit dhe më e rëndësishmja e Superligës së Kosovës, mes Prishtinës dhe Dritës në Stadiumin e Qytetit, nuk mund të plotësohet.
FFK-ja ka theksuar se stadiumi është në rinovim e sipër dhe punimet nuk kryhen deri në qershor, prandaj edhe stadiumi nuk është në gjendje të mundësojë zhvillimin e ndonjë ndeshjeje në të.
Dueli mes Dritës dhe Prishtinës do ta përcaktojë edhe fituesin e titullit të kampionatit të Kosovës për edicionin 2017/18.
Tifozëve të Prishtinës s’u ka pëlqyer përgjigja e organit qeverisës së futbollit të Kosovës dhe si pasoje e kanë kërcënuar udhëheqësin e saj me largim nga kryeqyteti.
“Fadil Vokrri, ty qe ai Flamur Bunjaku nenkryetari i Drites te shetite neper Meksika, e ti Arianit Ahmeti qe Astrit Haraqia ta ka shpik ate post, dijeni qe : ose kena me lujte ne stadium tone ose ju keni mu shperngul prej Prishtines, nuk kane me ju egzistu ma as zyret!” kanë shkruar Plisat në llogarinë e tyre në Facebook.
Fadil Vokrri, ty qe ai Flamur Bunjaku nenkryetari i Drites te shetite neper Meksika, e ti Arianit Ahmeti qe Astrit…
Gepostet von Plisat am Dienstag, 15. Mai 2018
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën