Google ADS

Plisat dhe Prishtina kërkojnë që ndeshjen ndaj Dritës, ta zhvillojnë në Prishtinë

16:26 | 12 Maj 2018
Arbresh.info

Grupi i tifozëve të Prishtinës, Plisat, me anë të një komunikate kanë bërë një kërkesë për të zhvilluar ndeshjen e fundit në stadiumin e qytetit të Prishtinës, i cili ka vite që ka nisur që të renovohet, përkundër faktit se punimet nuk janë deklaruar të përfunduara.

Skuadra e Prishtinës do të kërkojë titullin e kampionit në xhiron e fundit ku në cilësinë e vendasit pret Dritën e Gjilanit.

Këtë sezon, në pamundësi që ndeshjet si vendas t’i zhvillojë në Prishtinë, skuadra nga kryeqyteti kanë shfrytëzuar stadiumin e Besës së Pejës.

Por, “finalen” ndaj Dritës, ‘Plisat’ kanë kërkuar që Prishtina ta zhvillojë në kryeqytet, në stadiumin që po rinovohet.Kërkesën e ‘Plisave’ e ka mbështetur edhe skuadra e Prishtinës përmes një postimi në Facebook.

“Ku ka më mirë se të mbyllim kampionatin në shtëpinë tonë?! Le të mbizotëroj arsyeja! Kërkojmë kthimin në shtëpinë tonë!!”, shkruhet në postimin e bërë në Facebook nga skuadra e Prishtinës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme