Google ADS

Play-offi fillon të shtunën, Golden State – Spurs, finalja e vitit të kaluar ripërsëritet në rrethin e parë

09:56 | 12 Prill 2018
Arbresh Info

Janë përcaktuar çiftet e rrethit të parë të playoffit në NBA ku do të ketë disa duele të zjarrta.

Pas ndeshjeve të fundit sezonale ku kuptuan edhe ndeshjet që do të zhvillohen e do të ketë një mori ndeshjesh interesante.

Houstoni do të presë Minnesotan e kualifikuar në momentet e fundit, ndërkaq ndeshjet më të mëdha në perëndim do të jenë mes OKC dhe Utah, e Golden State dhe Spurs.

Golden State pret San Antonion në atë që është ripsërsëritja e finales së vitit të kaluar të konferencës së perëndimit, por kësaj radhe pa yjet Leonard dhe Curry që janë të lënduar e nuk do të paraqiten në rrethin e parë.

Gjërat nuk janë më pak interesant në konferencën lindore, ku LeBron James vazhdon rrugëtimin njëjtë si vitin e kaluar ndaj Indianas dhe vështirësia pritet të jetë e konsiderueshme për mbretin.

Philadelphia ka punë me Miamin e papërshtatshëm, por sixers janë favoritë për të kaluar tutje për herë të parë pas shumë vitesh.

Shikoni më poshtë skemën e përballjeve gjysmëfinale dhe finale në NBA:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme