Sherr në Korçë, Idriz Batha godet me grusht Marko Radasin. Nervat e nisura në minutën e 53-të nuk janë mbyllur në fushë. Ishte momenti kur Gjergj Muzaka u dëmtua dhe kapiteni i Skënderbeut kërkoi që topi të dalë jashtë në shenjë “fair play”, por Elton Kale u mundua që të vijonte aksionin.
Aty nis debati midis lojtarëve dhe kryesori Andi Koçi nuk vonoi që t’u jepte të verdhë të dyve. Por, nuk mbaroi me kaq. Sapo erdhi vërshëllima e arbitrit, u pa që lojtari i Flamurtarit ishte i ngarkuar, ndoshta edhe prej fyerjeve që pati në 90 minuta lojë prej tifozëve vendës.
Situata kaloi limitet, pasi futbollistët kishin dalë nga dushet dhe po largoheshin nga stadiumi. Mesfushorit gjirokastrit nuk i kishte dalë inati dhe duket se po e priste mbrojtësin korat, duke e zënë në “pusi”. Sapo Radas del, Batha i afrohet nga pas në pabesi dhe e qëllon me grusht në kokë pas shpine.
Pas gjuajtjes, largohet me vrap drejt autobusit. Acarimi i kroatit ka qenë i madh, por është hutuar në momentin e parë. Kur kapiteni i Skënderbeut ka reaguar, në ndihmë të Bathës u kthyen edhe futbollistët e tjerë të Flamurtarit, ndërsa Jashanica me Shehin mundoheshin të qetësonin Radasin.
Edhe pse skena ndodhi para rojeve e sigurisë private dhe policisë, nuk pati asnjë masë. Madje, kroatit i është dashur të durojë edhe kërcënimet e Sukajt në lidhje me rastin. Gjithçka që ndodhi në fund të ndeshjes e pati zanafillën gjatë saj. Në kontakte gjatë lojës, duket se dy lojtarët janë ofenduar në distancë.
Konfrontim që Batha ka kërkuar ta sqarojë në fund të takimit, por ndërhyrja e dy kampeve ka shmangur konfliktin që në hyrje të tunelit. Nëse e gjitha u mbyll aty për mbrojtësin, mesfushori i Flamurtarit nuk e harroi dhe e çoi deri te grushtet.
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...