Google ADS

Planifikuan rifillimin e kampionatit, në testime dalin tetë lojtarë pozitiv

15:57 | 21 Maj 2020
Arditë Shkodra

Tetë lojtarë të klubit meksikan të futbollit Santos Laguna janë testuar pozitiv me koronavirus, por asnjëri prej tyre nuk ka shfaqur simptome.

Lajmi është bërë i ditur nga Liga MX e Meksikës.

Liga e Meksikës është pezulluar që nga 15 marsi për shkak të shpërthimit të koronavirusi dhe zyrtarët nuk kanë dhënë sinjale se kur do të rifillojë liga.

Lojtarët e Santos Lagunas janë testuar të hënën, ka njoftuar liga. Nuk janë bërë të ditur emrat e lojtarëve të infektuar.

“Këta lojtarë do të monitorohen dhe shëndeti i gjithë lojtarëve të Liga MX do të monitorohet në mënyrë konstante”, është thënë në komunikatë të Liga MX.

Meksika ka regjistruar 56.594 raste me koronavirus dhe 6090 të vdekur. Të mërkurën janë raportuar 424 raste me fatalitet, që ishte numri më i madh në Meksikë brenda 24 orëve që nga fillimi i pandemisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme