Real Madridi raportohet se është i gatshëm për të ofruar mesfushorin Isco dhe rreth 45 milionë funta në mënyrë për të nënshkruar me superyllin Mohamed Salah nga Liverpooli.
Reprezentuesi egjiptian është aktualisht njëri nga sulmuesit më të mirë në botë pas super paraqitjeve te Liverpooli brenda këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info. Ai shënoi sërish në fitoren 3 me 0 kundër Manchester Cityt mbrëmjen e së mërkurës duke arritur shifrën prej 38 golave brenda 43 ndeshjeve në të gjitha kompeticonet.
Por, performancat e tij të mrekullueshme kanë bërë gjithashtu që një numër i madh klubesh në Evropë të përpiqen për të joshur atë me mega oferta gjatë verës.
Liverpooli ka vërtetuar në të kaluarën se ata janë të gatshëm të shesin ndonjë lojtar nëse ata kanë dëshirë për tu larguar dhe nëse ofrohet çmimi i duhur.
Deri tani, Salah nuk ka shprehur dëshirë për largim nga klubi në Anfield, por raportet e fundit thonë se Liverpooli është duke menduar t’i ofrojë atij një super kontratë të re në mënyrë për të shpërblyer atë.
Por, gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ raporton që Real Madridi është i gatshëm për të nënshkruar me 25-vjeçarin. Thuhet se gjiganti në La Liga shpreson të shfrytëzoj interesimin e Liverpoolit për të nënshkruar me Iscon si një avantazh.
Ata janë të gatshëm të ofrojnë reprezentuesin spanjoll dhe një shumë prej 45 milionë funta për të siguruar shërbimet e tij./arbresh.info/
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...