Real Madrid bëri vetëm dy transferime përgjatë afatit kalimtar veror të këtij viti, duke dështuar në fund për objektivin kryesor, Kylian Mbappe.
Madrilenët transferuan David Alaban me parametra zero nga Bayern Munich, si dhe mesfushorin Eduardo Camavinga nga Rennes në ditën e fundit të merkatos për 30 milion euro, gjersa për objektivin kryesor Kylian Mbappe ata dështuan, pasi klubi francez i refuzoi oferta të njëpasnjëshme.
Mbappe nuk mundi të transferohej tek Real Madridi përkundër dëshirës se tij këtë merkato, megjithatë klubi madrilen shpreson që të nënshkruajë me të në vitin e ardhshëm, madje si transferim të lirë.
Plani i madrilenëve është që të nënshkruajnë një para-kontratë me Mbappen në Janar, që të zhdukin çdo dilemë për destinacionin e tij të ardhshëm pasi t’i skadojë kontrata francezit në qershor 2022.
Sidoqoftë, plani i madrilenëve nuk përfundon këtu, “galaktikët” duan shërbimet edhe të yllit norvegjez, Erling Haaland.
Haaland nga janari i vitit 2022 do të ketë klauzolë lirmi për 75 milion euro, dhe ky është një çmim mjaft i favorshëm duke i ditur numrat e frikshëm të tij të golave, dhe kësisoj madrilenët janë të sigurtë që ai do të pranonte një lëvizje tek klubi spanjoll.
Skuadra spanjolle janë duke mbajtur një sy edhe në të ardhmen e Paul Pobas i cili nuk po dëshiron të rinovojë kontratën me Manchester United dhe atij i skadon kontrata në qershor 2022, ngjashëm sikur Mbappes.
Florentino Perez është një admirues i Pogbas dhe duke e ditur që mund të sigurojë shërbimet e francezit me një transferim pa para, sigurisht se ai do të bëjë gjithçka për të pasur në radhët e klubit të tij sezonin e ardhshëm, megjithëse për francezin shumë të interesuar janë edhe skuadra e PSG-së.
Mbetet të shihet sa do të mund të realizohet ky plan i projektuar nga Florentino Perez.
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Si kremtohet Krishtlindja në botë?
“Rruga e Kombit” e pa pastruar nga bora, vështirësohet qarku...
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje