Real Madrid i ka kërkuar Erling Haaland që të qëndrojë edhe për një vit tjetër te Borussia Dortmund, më pas t’u bashkohet “Los Blancos” në verën e vitit 2023, sipas raportimeve të gazetës gjermane, “Ruhr Nachrichten”.
Sulmuesi norvegjez, i kërkuar nga shumë klube, përfshirë edhe Barcelonën dhe PSG-në, duhet të vendosë për fatin e tij në ditët në vijim.
Sipas mediave iberike, interesimi i Realit për Halland është ftohur në periudhën e fundit, ndërsa tashmë ka marrë formë kjo hipotezë e re. Klubi madrilen po studion planin për ta blerë norvegjezin në vitin 2023, vit i cili është edhe skadimi i kontratës së Karim Benzema.
Pavarësisht kësaj, Haaland, i cili diket se i ka dhënë Madridit një formë përparësie, sërish do të preferonte të lëvizte gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.
Autogoli i Leipzigut e bën Interin në Ligën e Kampionëve
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...