PSG ka vetëm një qëllim, të sigurojë vazhdimësinë me dy yjet Neymar dhe Kylian Mbappe.
Klubi francez ka përgatitur strategjinë për t’i bindur dy yjet e skuadrës të rinovojnë kontratën, transmeton lajmi.net.Më e komplikuar për momentin duket se do jetë ta bindin Kylian Mbappe, ngase Neymar thuhet se ka pranuar dhe mungon vetëm nënshkrimi.
PSG i ka dhënë brazilianit ultimatum për dy javë që të rinovojë kontratën, me të cilën do mbetet në “Parkun e Princave” në vitin 2027.
Nënshkrimi me brazilianin, do ishte mesazh për të bindur Mbappen, mënyrë për ta bindur ta shohin që është e ardhmja dhe projekti është fitues.
PSG është duke i bërë presion Mbappes që të vendos për të vazhduar dhe këtë e ka dëshmuar presidenti Nasser Al-Khelaifi përmes një deklaratë pas fitores ndaj Bayernit: ‘Kylian dhe Neymar nuk kanë arsye për t’u larguar”.
Me kontratën e re, do këtë rritje në pagëSipas L’Equipe, Mbappe pos presionit ka pasur telefonata të shumta javën e kaluar dhe PSG dëshiron ta rregullojë sa më shpejtë të jetë e mundur.
Atij do i rritet paga në 30 milionë euro për vit dhe të rinovojë deri në vitin 2024.Në rast që Mbappe rinovon deri në 2025, Al Khelaifi mund ta lejojë të largohet në vitin 2023 për një vlerë të caktuar të parave.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...