Google ADS

Plani i Laportas për ta bindur Messin të qëndrojë quhet ‘Haaland’

09:22 | 24 Prill 2021
Arditë Shkodra

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka një detyrë të vështirë përpara vetes, ai duhet të bindë Lionel Messin të nënshkruajë një kontratë rinovimi me klubin.

Messi nuk ka shfaqur asnjë shenjë qëndrimi apo largimi deri në këtë moment, mirëpo kontrata e tij do të skadojë në qershor të këtij viti, transmeton lajmi.net.

Sipas ESPN Deportes, formula e Laportas për ta bindur atë të qëndrojë është transferimi i një lojtari të madh siç është Erling Haaland.

Messi dëshiron të vazhdojë garën në nivelin më të lartë të mundshëm dhe kësisoj Laporta duhet të gjejë një zgjidhje financiare për të nënshkruar me norvegjezin, i cili konsiderohet të jetë e ardhmja e futbollit.

Megjithatë, drejtori sportiv i klubit të Borussia Dortmund, Michael Zorc, ka njoftuar se Haaland do të jetë me ta në sezonin e ardhshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme