Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i gatshëm për të “thyer bankën” në mënyrë që të siguroj transferimin e Paulo Dybalas nga Juventusi.
Perez dëshiron t’i sjell trajnerit Zinedine Zidane një superyll gjatë verës dhe sulmuesi i Juventusit është shfaqur si lojtari perfekt për të përmbushur kërkesat, transmeton portali arbresh.info. Por, Real Madridi do të luftoj me Barcelonën, e cila ka konfirmuar gjithashtu interesimin te sulmuesi argjentinas.
Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon se Perez ka një plan për të rrëmbyer sulmuesin dhe është i përgatitur për të ofruar njërin nga lojtarët e tij si pjesë e marrëveshjes për të bindur kampionin italian që të shes 23-vjeçarin.
Ata do të përpiqen për të shtruar një ofertë të konsiderueshme që do të përfshinte njërin nga yjet e klubit si Alvaro Moratan, Karim Benzeman, Danilon, Iscon apo James Rodriguezin. Raporti sugjeron gjithashtu se lojtari ideal i Juves që ata dëshirojnë të negociojnë është mesfushori Marco Asensio, të cilit Perez nuk mendon ta shes.
Nga ana tjetër, mediat italiane raportojnë se skuadra e Massimiliano Allegrit do të jetë e hapur për të siguruar shërbimet e Moratas nëse klubi dëshiron të bëjë biznes.
Një tarifë madhështore prej 106 milionë funta, përfshirë futbollistin Alvaro Morata, thuhet se do të ofrohet megjithëse ata do të përballen me një detyrë mjaftë të vështirë për të bindur Juven të ndahet nga ylli i tyre.
Dybala ka kontratë me Juven deri në vitin 2021./arbresh.info
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...