Pavarësisht formës premtuese në fillim te Manchester United, duket që kosovari Adnan Januzaj nuk ka të ardhme në Old Trafford.
Reprezentuesi i Belgjikës, i cili ishte rrallë në formë pozitive te skuadra e David Moyes gjatë sezonit të kaluar, duket se nuk është pjesë e planeve të Jose Mourinhos për skuadrën startuse pas sezonit të tij të gjatë në Sunderland, transmeton portali arbresh.info.
Tani, bazuar në raporte të ndryshme, planet për transferime të Liverpoolin mund t’i hapin rrugë atij drejt klubit të ardhshëm.
Gjatë javëve të fundit, Jurgen Klopp është përpjekur për të arritur një marrëveshje me ish anësorin e Chelseat, Mohamed Salah. Reprezentuesi egjiptian, që aktualisht është duke luajtur te AS Roma, pritet të transferohet në Anfield nëse të dy klubet arrijnë marrëveshje për tarifën e transferimit të lojtarit.
Nëse Salah largohet, raporte të ndryshme pretendojnë se Roma e sheh Adnan Januzajn si një zëvendësues të mundshëm.
Një raport nga ‘DhNet’ në Belgjikë pretendon që Monchi, drejtori sportiv i klubit italian, është duke vëzhguar kosovarin me qëllimin për të sjell atë në Eternal City si një zëvendësues të Salahs.
Kontrata aktuale e Januzajt te United skadon në vitin 2018. Përveç interesimit të shprehur nga AS Roma, Real Sociedadi nga Spanja është gjithashtu duke vëzhguar 22-vjeçarin.
Manchester United finalizoi transferimin e parë këtë verë të mërkurën duke nënshkruar me mbrojtësin suedez Victor Lindelof që iu bashkua “Djajve të Kuq” nga Benfica./arbresh.info
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...