Ndeshja e volejbollit mes Olympiakos dhe Panathinaikos mbrëmjen e së enjtes ka përfunduar në mënyrën më të rëndë të mundshme.
Nga trazirat mes tifozëve të dy skuadrave që janë rivalë të përhershëm mbeti i plagosur rëndë një polic.
Ndërsa 31-vjeçari po lufton për jetën, Policia e Përgjithshme e Shtetit po vazhdon me arrestimet, të cilat deri më tani kanë shkuar në 424, për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.
Incidentet dhe plagosja shumë e rëndë e policit “shkallëzuan” zhvillimet në shumë nivele. Federata Panhelene e Oficerëve të Policisë dhe Federata Panhelene e Punonjësve të Policisë kanë dalë me një deklaratë, ku kërkojnë pezullimin e të gjitha kampionateve, në të gjitha sportet.
Në deklaratë shprehin zemërimin dhe pikëllimin e tyre për “sulmin vrastar ndaj kolegut të tyre”, duke i kërkuar njëkohësisht kryeministrit Kyriakos Mitsotakis të ndalojë menjëherë, sot, të gjithë kampionatet në çdo sport./ss
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës