Google ADS

Plaçkitet shtëpia e Ansu Fatit, gjatë ndeshjes Barcelona – Espanyol

21:50 | 22 Nëntor 2021
KRG

Shtëpia e yllit të skuadrës së Barcleonës, Ansu Fati, e cila gjendet në Sant Cugat të katalunis, gjatë ndeshjes Barcelona-Espanyol është plaçkitur.

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Espanyol me rezultat 1-0, mirëpo gjatë ndeshjes, Fati ka marrë lajmin se shtëpia e tij është plaçkitur nga disa hajdut.

Një pjesë e familjes së lojtarit kanë qenë në shtëpi kur ndodhi plaçkitja.

lojtari i Barcelonës, i cili nuk luajti derbin të shtunën për shkak se është i lënduar, shkoi këtë të hënë në komisariatin e Mossos d’Esquadra në Sant Cugat del Vallès, për të bërë një denoncim për vjedhjen

Sipas “La Vanguardia” lojtarit  i janë grabitur para, xhevahire dhe ora të shtrenjta. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme